Hyseni: Askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme terroriste

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 17:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në një ligjërata para studentëve të AUK-it duke folur për ekstremizmin dhe radikalizmin tha se askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme terroriste, por sipas tij po punojnë që një gjë e tillë të mos ndodh.

Duke folur për radikalizmin dhe ekstremizmin, Hyseni tha se institucionet e sigurisë e kanë parandaluar një sulm që ishte planifikuar të ndodhte në një ndeshje futbolli në Shqipëri.

Ai tha se Kosova ka bërë progres të madh në parandalimin e këtij fenomeni.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se Kosova ka një polici profesionale dhe sipas tij është policia më e përgatitur në rajon.

Të ngjashme