Hyseni: Bizneset, partnerë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka vizituar fabrikën “Ananas Impex”, ku vlerësoi punën e jashtëzakonshme dhe cilësinë e lartë që karakterizon këtë biznes.

Ai theksoi se kjo kompani ka arritur të bëhet emër i njohur në treg falë angazhimit dhe përkushtimit të madh.

Hyseni shtoi se zhvillimi i bizneseve është thelbësor për rritjen e ekonomisë së vendit dhe se, si pjesë e planit të tij, bizneset do të trajtohen si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme