Hyseni: DASh-i konfirmon luftën tonë kundër trafikimit me njerëz

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 11:45 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Skender Hyseni, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për trafikimin me qenie njerëzore, për Republikën e Kosovës.

Duke folur për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore Hyseni ka lavdëruar Policinë e Kosovës, që sipas tij, ka bërë një punë të shkëlqyeshme në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.

Ai ka deklaruar se progresi nuk është ndoshta ai i dëshiruari, por se ekziston përkushtimi që kjo çështje ta ketë një trajtim meritor

“Trafikimi me qenie njerëzore është problem i vjetër dhe viteve të fundit ka marr përmasa shqetësuese në botë, por edhe në vendin tonë. Më lejoni që t’i shpreh mirënjohje Policisë së Kosovës për punën e shkëlqyer që kanë bërë në këtë fushë. Edhe pse raporti i djeshëm i DASh-it vazhdon ta renditë Kosovën në vendim e dytë ku janë edhe shumë vende anëtare të BE-së dhe në Kosovë vlerësohet puna e madhe që ka bërë MPB-ja”, ka thënë Hyseni.

Ai ka theksuar se do të bëhen veprime më të vendosura që kriminelët e identifikuar të marrin dënime të merituara.

“Gjithë gushtin e vitit të kaluar kemi organizuar konferenca dhe fushata vetëdijësuese me qëllim që ta bëjmë shoqërinë pjesë e qeverisë për ta luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”.

“Në raportin e DASh-it janë të nënvizuara nëntë rekomandime dhe dua të shpreh pajtimin tim të plotë me secilën nga to, dhe dua të shpreh zotimin e Ministrisë që do të bëhet punë që këto rekomandime do të trajtohen me seriozitet”, ka theksuar ai.

“Në rrugët e qytetit sheh fëmijë lypsar dhe unë ju siguroj që 90 për qind të tyre janë të dirigjuar nga një ‘boss’ i madh. Ne duhet t’i kthehemi asaj tradite që nuk i kemi shfrytëzuar fëmijët për punën të turpshme. Ti kthehemi asaj tradite ku e kemi konsideruar të turpshme trafikimin me njerëz, këtë krim makabër që mund t’i ndodhë një shoqërie”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka theksuar se synojnë që të renditen në grupin e parë të vendeve që i luftojnë këto dukuri.

Të ngjashme