Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, mbylli mbrëmjen me një kafe me qytetarë të shumtë në kafenenë “Higo’s Lounge Bar”.
Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e qytetarëve dhe theksoi se ringritja e Lidhjes është rezultat i vullnetit të secilit individ dhe familje në Llap e Gollak.
“Ky vullnet është i qartë dhe po shihet në secilin takim,” u shpreh Hyseni. Po ashtu, në këtë mbrëmje u festua ditëlindja e kandidates për deputete, Fatlume Jaha.