Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Skënder Hyseni ka theksuar se që nga moment i arrestimit të Nehat Thaçit, Qeveria e Kosovës me dikasteret përkatëse është vënë në lëvizje.
Hyseni nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Interpol dhe shpreson se shumë shpejtë do të ndodhë anëtarësimi.
“Disa po pyesin kur do të bëhemi pjesë e Europolit. Nuk mund të ketë anëtarësim në Europol përderisa Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian (BE). Jemi përkujdesur dhe do të vazhdojmë të përkujdesemi që me asnjë deklarim publik t’ia vështirësojmë procesin në të cilin ndodhet Nehat Thaçi. Nuk dëshirojmë të deklarojmë ne diçka që shkon ndesh me deklarimet që i bën Thaçi atje, duke mos e ngarkuar gjendjen e tij të rëndë nëpër burgjet e Serbisë”, ka shtuar Hyseni.