Skender Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se krijimi i një fronti të përbashkët opozitar për të kundërshtuar politikat e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani është misioni më i rëndësishëm politik e nacional sot.
Në një shkrim në Facebook, Hyseni ka theksuar se është koha e fundit që opozita parlamentare, dhe ajo jashtëparlamentare të rreshtohen qartë kundër popullizimit neokomunist të Kurtit dhe Osmanit.
“Është koha e fundit që opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, në rend të parë por edhe ajo jashtparamentare e sociale të rreshtohen qartë dhe pa kalkulime kundër popullizmit neokomunist të Kurtit dhe Osmanit”, ka thënë ndër tjerash Hyseni.
Shkrimi i plotë:
Krijimi i një fronti të përbashkët opozitar për të kundërshtuar politikat rrënuese të Albin Kurtit dhe noterës së tij Vjosa Osmani është misioni më i rëndësishëm politik e nacional sot. Është thirrje dhe alarm për të parandaluar rrëshqitjen e Kosovës në izolim të plotë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me politikën e tyre të rrezikshme dhe izolacioniste po shkatërrojnë çdo gjë që me aq mund ëshë ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit në Kosovë.
Është koha e fundit që opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, në rend të parë por edhe ajo jashtparamentare e sociale të rreshtohen qartë dhe pa kalkulime kundër popullizmit neokomunist të Kurtit dhe Osmanit. Pozicionimi konformist i Krasniqit dhe Abdixhikut, në pritje të gabimeve rrënuese të Kurtit është i papranueshëm. Ato gabime mund të jenë të pareparueshme!
Kosova është shtet, mbi të gjitha falë përkrahjes së pakursyer e vendimtare të botës dhe demokracive perendimore me në krye SHBA-të! Qeveria e Kosovës duhet patjeter të pranojë rekomandimet e partnerëve të vendit tonë që të mos mbetet peng i lojrave me targa. Opozita duhet të jet e qartë dhe me zë të lartë të kundërshtojë lojrat mashtruese politike të Kurtit. Ndryshe, të gjithë së bashku po futen thellë e më thellë në grackat e politikës diverzive serbe.
Rruga e vetme pëpara është forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe vendet tjera të Quintit. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jet prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo partie politike në Kosovë.