Hyseni: Llapi është më unik se kurrë, ka nevojë për ndryshim

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Ekrem Hyseni, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot tubimet e tij në Komunën e Podujevës me një takim në shkollën “Naim Frashëri”.

Ai ka theksuar se takimi ka pasur pjesëmarrje masive, duke u shprehur se Llapi është më unik se kurrë dhe se ka nevojë për ndryshim, shkruan Ekonomia Online.

“Mbrëmjen e përmbyllëm me takimin në shkollën “Naim Frashëri”, në qytet, me një pjesëmarrje masive. Më masive se e atyre që ishin mbledhur nga çdo skutë e Kosovës e kishin zbritur në Llap, për të bërë ftesë për mobilizim. Mirëpo Llapi është më unik se kurrë. Unik për frymën e ndryshimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Ndryshimin për të cilin ka nevojë secili qytetarë në Llap e Kosovë”, ka shkruar Hyseni.

Të ngjashme