Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka mbajtur një tubim masiv në Palestrën e shkollës “Fan S. Noli”, ku ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Llapit dhe Gollakut.
Hyseni theksoi se kjo është një ringritje e qytetarëve për ringritjen e Lidhjes Demokratike dhe për zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Ai falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen e parezervë, duke shprehur angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për vendin.