Hyseni: Mbretëria e Norvegjisë mbështetëse e sigurisë përmes projekteve

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 11:49 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë,  JanBraathu.

Ministri Hyseni e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Ministri Hyseni falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen financiare që ka bërë Mbretëria e Norvegjisë në projekte konkrete në përmirësimin e sigurisë në disa komuna të Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar ministrin Hyseni për bashkëpunimin e mirë që ka pasur dhe theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë për të mbështetur përparimin e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme