Hyseni: Mobilizimi dhe besimi i fuqishëm për fitoren e LDK-së në Podujevë

Prishtinë | 29 Jan 2025 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Ekrem Hyseni, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Podujevës, ku ka theksuar mobilizimin dhe besimin e fuqishëm të banorëve për fitoren e ardhshme.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në rrugën “Fitorja”, Hyseni theksoi se mbështetja për LDK-në ishte e palëkundur dhe e patundur.

“Në çdo lagje të Qytetit të Podujevës frymë e njëjtë, besim i fuqishëm e mobilizim i madh. Në frymën e ringritjes e të fitores së madhe, sonte u pritëm nga qytetarët që jetojnë në rrugën “Fitorja”. Të vendosur për fitore e të përcaktuar qartë, mbështetja për Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte e parezervë. Në këtë mision jemi bashkë e më të bashkuar do jemi më 9 shkurt, në mënyrë që ndryshimin ta bëjmë realitet”, shkroi ai.

Të ngjashme