Hyseni: Mobilizimi i madh në Bradash tregon rrugën drejt fitores së 9 shkurtit

| 04 Shk 2025 | 20:14 | Nga

Ekrem Hyseni, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një tubim në Bradash, ku theksoi atmosferën e zjarrtë dhe mikpritjen e ngrohtë të qytetarëve.

Hyseni theksoi mobilizimin e madh që po shihet në të gjithë Llapin dhe Gollakun, duke shprehur besimin se kjo përkrahje dhe vullnet për ndryshim do të çojë në fitoren e 9 shkurtit.

Ai nënvizoi se LDK është e bashkuar dhe se do të vazhdojnë të punojnë për realizimin e misionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë për qytetarët.

Të ngjashme