Hyseni në Bradash: Pritje madhështore, gjithë kjo gatishmëri do të konfirmohet më 9 shkurt

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka takuar qytetarë të fshatit Bradash, shkruan Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se pritja në këtë fshat ishte madhështore, duke shtuar se ‘Llapjanët janë ngritur si një për ri ngritjen e të djathtës’,

“Entuziasëm, përkrahje e përkushtim në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat e në secilën pjesë të qytetit tonë. Llapjanët janë ngritur si një për ri ngritjen e të djathtës. Ri ngritja e ndryshimi tashmë ka nisur në Llap, askush dhe asgjë s’mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve tanë. Gjithë ky vullnet, gjithë kjo gatishmëri do të konfirmohet qartë më 9 shkurt”, shkroi Hyseni.

Të ngjashme