Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, zhvilloi një tubim në fshatin Sfeqël të Komunës së Podujevës, ku diskutoi për programin e LDK-së dhe nevojën për ndryshim në Llapi dhe gjithë Kosovën.
Hyseni theksoi mbështetje të fortë dhe vendosmëri të qytetarëve të Sfeqlës për LDK, duke e cilësuar këtë besim dhe përkushtim si faktorin kyç për fitoren e partisë në zgjedhje, shkruan Ekonomia Online.
“Në shkollën “Ali Ajeti”, u takuam sonte me banorët e Sfeqlës, diskutuam mbi programin tonë, por edhe për kërkesat e qytetarëve tanë e mbi të gjitha për nevojën për ndryshim, ndryshim të madh e të fuqishëm për të cilin sikur Llapi ka nevojë e tërë Kosova. Duke e theksuar qartë se për fatin e tyre vendosin vet ata, e thanë bindshëm se përcaktimi për LDK 124 është i pakompromis e i paalternativë në çdo lagje të Sfeqlës”, shkroi ai.