Hyseni: Qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare 35 vjeç

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit ka kaluar me sukses procesin e regjistrimit të popullësisë, derisa nga ky regjistrim kjo komunë numëron 82 mijë banorë.

Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, tha se qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare 35 vjeç.

Ai tutje theksoi se pasi vendi kaloi suksesshëm procesin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, e vlerëson lart organizatat që monitoruan për përmbushje të standardeve ndërkombëtare.

“Komuna e Gjilanit nga ky regjistrim numëron 82 mijë e 901 banorë, ndërsa në nivel vendi popullsia ka moshën mesatare 34.82 vjeç”, tha ai.

I pari i Gjilanit tregoi se tani janë komuna e katërt në vend.

Ai tutje tha se diaspora po regjistrohet, duhet vazhdojnë të regjistroheni dhe të inkurajoni të tjerët për regjistrim.

“Edhe këto ditë gushti është mundësia për një proces që ju bën të përfshirë në planifikim dhe ndodh vetëm një herë në një dekadë”, tha kryetari Hyseni.

Të ngjashme