Anëtari i LDK-së, Skender Hyseni ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Albin Kurti se në Kosovë nuk mund të ketë Asociacioni njëetnik. Ish-koordinatori Naciona për Dialogun ka thënë se Kurti e di se Asociacioni i ratifikuar në Kuvend nuk do të ishte një etnik por multi etnik me shumicë serbe. Ai gjithashtu ka shkruar se shpreson që Kurti të ketë pasur guximin që Lajçakut dhe Palmerit t’ia ketë thënë në takim që asnjë asociacion me kompetenca ekzekutive nuk mund të pranohet.
“Ndonëse, vështire e besueshme, shpresoj që Kurti të ket patur guximin që Lajçakut dhe Palmerit, në takim, e pakta t’u ket thënë që asnjë asociacion me kompetenca ekzekutive e legjislative nuk mund të pranohet, sepse do të krijonte një rrafsh të ndërmjemë të pushtetit në Kosovë. Këte të paktën, në vend të lojës së rrezikshme me fjalë”, ka thënë Hyseni.
Hyseni ka shkruar në Facebook se a është e mundshme që Kurti synon të krijojë në Kosovë komuna të reja me shumicë boshnjake, turke, rome apo egjiptiane dhe ato t’ia bashkangjes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Është vetëm lojë fjalësh apo dicka më shumë. Kjo mbetet të shihet! Sepse, ai e di që as asociacioni i ratifikuar në kuvendin e Kosovës nuk do te ishte një-etnik, por multi-etnik, me shumicë serbe. Shtohet pyetja, mos ndoshta Albin Kurti syon të krijojë, në Kosovë, komuna të reja, me shumicë boshnjake, turke, rome, ashkalinje apo egjiptiane, dhe ato t’ia bashkangjes asociacionit të komunave me shumicë serbe, që këtë asociacion ta bëj pak ma multietnik, e që do të përbënte ndarje klasike të Kosovës përgjat linjave etnike!!! Lojë e rrezikshme, madje edhe nëse mbetet vetëm me fjalë”, ka shkruar Hyseni.
Ai poashtu ka shkruar se sipas filozofisë së Kurtit edhe Kosova është një etnike sepse është 90% shqiptare.
“Serbia në dialog me Kosovën, historikisht (Rambuje, Vjenë), madje edhe në Bruksel ka pretenduar se është ‘mbroijtëse’ e të gjitha grupeve etnike jo-shqiptare në Kosovë. Sipas kësaj ‘filozofie’ të Kurtit, edhe Kosova është një-etnike sepse është 90% shqiptare”, ka shkruar Hyseni.