Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka vizituar NTP “Bini”, një biznes i suksesshëm që merret me prodhimin e kubëzave dhe ka mbi 50 punonjës.
Gjatë vizitës, Hyseni ka theksuar se fuqizimi i bizneseve është kyç për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe krijimin e mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit.