Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni ka mbajtur tubim me një mobilieri në Komunën e Podujevës, duke theksuar se sa më tepër të jenë të zhvilluar bizneset aq më tepër rritet ekonomia.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se nga mobilera “Fita” u njoftuar nga afër me sfidat që ballafaqohet bizneset, raporton Ekonomia Online.
“Gjatë ditës së sotme vizituam mobilerinë “Fita”, në Podujevë, me ç’rast u pritëm nga pronari i saj, Fitim Kodraliu. Nga Fitimi u njoftuam për së afërmi për punët që kryhen, por njëkohësisht diskutuam edhe lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset tona. Sa më tepër të jenë të zhvilluara bizneset, aq më tepër zhvillohet ekonomia vendit tonë, e aq më shumë përmirësohet mirëqenia e punëtorëve tanë”, ka shkruar Hyseni.