Hysri Peqani – Burdushi: Nuk po diskriminohem në baza etnike, thjesht jam viktimë e politikës

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

          Hysri Peqani – Burdushi: Nuk po diskriminohem në baza etnike, thjesht jam viktimë e politikës

    Zyrtarë të KMDLNJ, Qendra Rajonale në Prizren, të marten vizituan Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Burdushi ka hyrë në grevë tashë e  48 orë.Sipas drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Hamit Ademaj, ndaj Hysri Peqanit, janë duke u zbatuar gjithë rregullat e parapara në të tilla raste, duke qenë në vëzhgim permanent. Ai, është në gjendje stabile dhe jemi duke e përcjellur gjendjen e tij shëndetësore, duke qëndruar i vetëm në qeli, ashtu siq edhe parashihet në të tilla raste, ka thënë ai.

            Ndërkaq, punëtori social, poashtu ka pohuar se e ka takuar dhe këshilluar të njëjtin (Burdushin) për ndërprerje të grevës, por ai akoma vazhdon të jetë në grevë. Gjatë takimit/vizitës që i bëri KMDLNJ-ja, Burdushi ka pohuar se është i indinjuar me sjelljen, përkatësisht me zvarritjen e procesit dhe greva në këtë rast s’ka të bëjë  me trajtimin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për të cilët thotë: ‘se janë shumë korrektë dhe i falenderon menaxhmentin dhe oficierët korrektues, personelin e stafin mjekësor, për trajtim shumë të mirë’. Por, ai ka vërejtje në zvarritjen e procesit nga Prokuroria shtetit, dhe për këtë ka hyrë në greve, siq thotë deri në realizimin e të drejtës për gjykim të shpejt e të drejtë, duke konsideruar veten të pafajshëm.Nga ana e vetë KMDLNJ i ka kërkuar  Burdushit, që të ndërpresë grevën, ngase me këtë vetëm mund të dëmtojë shëndetin. Ndërsa, sa i takon adresimeve për zvarritje nga Prokuroria, kjo s’është në mandatin e KMDLNJ-së.

            Gjatë kësaj vizite, Hysri Peqani, ka konfirmuar për KMDLNJ-në se:’në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk ndien se po diskriminohet në baza etnike. Kjo është e pavërtetë që ka dalë, nuk e di nga kush.Unë, këtë asnjëherë se kam thënë dhe as që e them.Unë, jam i martuar me shqiptare. Kjo nuk është e vërtetë, se ka prapavijë etnike.Thjeshtë po mbahem padrejtësishtë dhe këtë dua sa më parë ta dëshmojë para drejtësisë, se jam thjeshtë viktimë e politikës’.

Ai, u arrestua me dt.16.11.2018 në shtëpinë  e tij, Rr.’Jeta e re’, p.n. në Prizren. ’Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij)  ka marrë me vete materiale si: DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave:Ronger, Audi e Reno’.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumenatcionin për trajtimin e secilit që ka kërrkuar ndihmë tek ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme