I aksidentuari nga treni ka lëndime të rënda në kokë
Diku rreth mesditës një 20 vjeçar është shkelur nga treni në Zonën Industriale, afër kazermës “Adem Jashari”.
Personit në fjalë i janë bërë ekzaminimet e para, njofton Klan Kosova.
Këtë e tha për klankosova.tv, Emrush Pireva, specialist i Klinikës së Emergjencës, sipas tij rezulton se 20 vjeçari është i lënduar rëndë në kokë.