I arrestuari i djeshëm te Ambasada Amerikane, “dyshohet se ka çrregullime mendore”

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Të enjten, një segment i rrugës në afërsi të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ishte bllokuar nga Policia e Kosovës.

Ky institucion tha se një person ishte arrestuar aty për shkak të kanosjes.

E Prokuroria Themelore në Prishtinë, për Klankosova.tv bëri me dije se i arrestuari dyshohet të ketë pasur “çrregullime mendore”.

“Ju njoftojmë se me datë 16.10.2025, është njoftuar se një person me veturë është ndaluar në pjesën ku është e ndaluar me shenjë tek hyrja e Ambasadës Amerikane. Personi është arrestuar dhe intervistuar në stacionin policor”.

“I njëjti dyshohet se ka çrregullime mendore, dhe sipas prokurorit të shtetit duhet të bëhet një kontroll psikiatrik ndaj të dyshuarit”, tha zyrtarja për komunikim publik e këtij institucioni, Kaltrina Shala.

Të ngjashme