Interi është i gatshëm të lirohet prej shërbimeve të Gabriel Barbosas dhe Joao Marios vetëm një vit pasi kishte shpenzuar pothuajse 70 milionë euro për dyshen.
Sipas “Sky Sport Italia”, italianët kanë rënë dakord ta huazojnë Gabigolin te Fenerbahçe.
Braziliani do të flasë me trajnerin Luciano Spalletti gjatë ditëve të ardhshme, ku trajneri do t’ia konfirmoj se nuk do të llogarisë në shërbimet e tij.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Gabigol do të pranojë një propozim të tillë, pasi tashmë ka hedhur poshtë një ofertë të Las Palmas.
Sa për Joao Mario, sipas “Tuttomercatoweb” beson se mesfushori portugez mund të shkojë te Paris Saint-Germain.
Joao Mario arriti së bashku me Gabigolin sezonin e kaluar, por ende nuk kanë përmbushur pritshmëritë e zyrtarëve të klubit italian.