I dehuri rrah gruan në Klinë, arrestohet e më pas lirohet

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij në Klinë.

I njëjti, pas intervistimit është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme