Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla sot ka dëmtuar pajisjet në sallën e Asamblesë në Prishtinë pasi aty është votuar buxheti për vitin 2025.
Ai ka tentuar të arsyetohet pas publikimit të një videoje nga veprimi i tij.
Sipas tij, ai është munduar ta ndal mikrofonin që “të ndalen projekte qe e dëmtojnë qytetin”.
Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme klandestine të Kuvendit Komunal, ku do të votohej Plani Zhvillimor Komunal dhe zgjerimi i Zonës Ekonomike, në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit.
Edhe pse mikorfoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve duke i shndërruar nga toka bujqësore e hapësira të gjelbra në zona ekonomike.
Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës. Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur.
Postimi i tij i plotë në Facebook: