Ende është në arrati i dyshuari për vrasjen e policit Muhamed Lika mbrëmë rreth orës 23.00 në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha po ashtu se ende nuk dihen motivet e kësaj vepre të rëndë.
Sipas policisë, Muhamet Lika pas plagëve të marra është dërguar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.
“Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.