I dyshuari për vrasjen në AKI dërgohet në kontrolle psikiatrike

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Valon Ibërdemaj, i dyshuar për vrasjen e punëtorit të AKI-së Isa Sejdiu, është dërguar për disa kontrolle në psikiatri.

Këtë e ka konfirmuar Skender Musa avokat i familjes së të ndjerit Isa Sejdiu, derisa ka dhënë dhe disa detaje të tjera rreth këtij rasti

”Po është e vërtetë. Atë e kanë dërguar në psikiatri për kontroll. Ne kërkojnë nga mjekët që në mënyrë etike të mundshme ta kryejnë këtë punë”, tha avokati Musa.

Më tej avokati Musa ka theksuar se pala e dëmtuar do të dergojë në institucione përkatese çdo informacion nëse persona të caktuar tentojnë devijimin e akteve apo informatave.

Kjo sipas tij ngase ”i dyshuari në fjalë asnjëherë nuk ka shfaqur probleme psiqike sa ka punuar në AKI”.

Isa Sejdiu ishte punonjës në bufenë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, por 37 vjeçari nga Vushtrria mbeti pa shenja jete mëngjesin e 4 shtatorit, ngase punëtori i sigurimit të brendshëm në AKI, gjuajti me armë drejt tij.

E gjithë ngjarja ndodhi brenda objektit të AKI-së, institucioni ky me sigurinë më të lartë në vend, e që është përgjegjëse edhe për sigurinë nëpër institucionet e tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme