Policia e Gjirokastrës vuri në pranga një 49-vjeçar pasi iu gjetën fishekë në banesë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e F.K., në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 481 fishekë të kalibrit 7.62 mm, raporton policia.
Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Në prangat e policisë ka rënë edhe 57-vjeçari me iniciale Sh.Sh., banues në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.