I gjenden 500 fishekë në shtëpi, arrestohet 49- vjeçari

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Gjirokastrës vuri në pranga një 49-vjeçar pasi iu gjetën fishekë në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e F.K., në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 481 fishekë të kalibrit 7.62 mm, raporton policia.

Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në prangat e policisë ka rënë edhe 57-vjeçari me iniciale Sh.Sh., banues në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme