Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër nga Prizreni ka tentuar ta vetëvritet duke pirë preparate kimike.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësorë dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.
Motivi i incidentit është kanosja qe i është bërë viktimës nga ana e një personi i cili kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të viktimës.
Nuk raportohet për të arrestuar.