Burrë e grua vetëvriten brenda 48 orësh, lënë jetim fëmijën 1 muajsh

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA. Një çift oficerësh kryen vetëvrasje brenda 48 orëve, duke lënë jetim fëmijën e tyre 1 muajsh.

Mediet e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur  natën e ndërrimit të viteve.

Mësohet se burri u gjend i vetëvrarë në shtëpi nga kolegët e tij.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, burri humbi jetën në spital.

Kur mjekët njoftuan gruan se bashkëshorti ishte klinikisht i vdekur dhe se duhet t’i hiqnin aparaturat, kjo e fundit u largua nga spitali.

Rreth  24 orë më vonë gruaja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, ku u vetëvra me armën e shërbimit.

Autoritetet policore njoftojnë se shkaqet e vetëvrasjes së dyfishte nuk janë zbuluar akoma, duke thënë se askush nuk e di se çfarë shkoi keq natën e ndërrimit të viteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme