Një grua ka njoftuar policinë se një person e ka marrë në veturë djalin e saj dhe i ka dhënë substanca narkotike, përcjell Gazeta Express.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Hajvali, Prishtinë 22.07.2024, 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte marr me veturën e tij djalin e saj viktimën mashkull kosovar të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/