Një i mitur në Fushë Kosovë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij 11-vjeçare, raporton Express.
Policia ka bërë me dije se i mituri është arrestuar dhe se është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“ Fushë Kosovë 28.06.2021 ─ 23:05. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja kosovare. Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.