I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi vendosi ndeshjen në minutat shtesë, duke i dhënë fitoren dramatike Real Mallorca ndaj Real Madrid me gol nga kundërsulmi.

“Mbretërit” kishin barazuar në minutën e 88-të, por sulmuesi kosovar reagoi në momentin vendimtar për të siguruar tri pikë të arta për ekipin e tij. Me këtë fitore, Mallorca ngjitet në 31 pikë dhe largohet nga zona e rrezikut, duke lënë pas Elche.Nga ana tjetër, Real Madridi rrezikon garën për titull, pasi Barcelona mund të shkëputet në shtatë pikë nëse fiton ndaj Atletico Madrid.

Ky ishte goli i 19-të sezonal për Muriqin, i cili renditet i dyti në listën e golashënuesve pas Kylian Mbappé

Të ngjashme