I përgjigjen nga VV-ja Mustafës: Kemi me të shkarkua edhe ty, si Veliun

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është paralajmëruar nga Vetëvendosja për një lloj shkarkimi, sikurse kishin bërë me Ministrin e Brendshëm në detyrë, Agim Veliun.

Një paralajmërim të këtillë e ka bërë kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nëpërmjet ‘Facebook’-ut.

“Isë, në Parlament kam thanë që mas Agimit e Dullës edhe ty kena me t’shkarku, e tash edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk të shpëton më!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ish-deputetit.

Reagimi i tij vjen pasi kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i vlerësoi si “kanaçe politike” subjektin politik VV.

“Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj. Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë”, u tha në reagimin e Mustafës në ‘Facebook’.

“Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë”, vlerësoi tutje ai.

Reagimi i kryesuesit të LDK’së vjen pasi kreu i VV’së, Albin Kurti, deklaroi se ka mbështetjen e 77 akademikëve botërorë për, siç e quan ai, qeverinë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme