I qetë e profesionist i jashtëzakonshëm, kujtohet imazhi i gazetarit Faton Osmani

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Njeri i qetë e i hareshëm, familjar e shok i mirë, e edhe profesionist i jashtëzakonshëm në profesionin e gazetarisë. Këto janë disa nga karakteristikat me të cilat u kujtua gazetari Faton Osmani në njëvjetorin e vdekjes së tij, për të cilën familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët e tij ende dhe sot nuk mund ta pranojnë ikjen e tij në një moshë të hershme, raporton Ekonomia Online.

Diagnostikimi i tij me kancer, vështirë që u pranua nga i gjithë rrethi i tij, por përkundër sëmundjes që po ia merrte jetën pak nga pak, e deri në frymën e fundit, gazetari Osmani përshkruhet ta ketë mbajtur lartë moralin.

Por vdekja e tij, ishte një shembje e gjithë botës për vajzën, e një tronditje për gjithë miqtë që lajmin për largimin e tij nga kjo botë, nuk mund ta besonin.

“Atë ditë që babi na la, u duk që u shemb gjithçka. Kaniher më duket që mu ka thy krahu im më  fortë”, u shpreh vajza e tij Enea.

Për më shumë, sjellim një video – reportazh në të cilin flasin shokët dhe bashkëpunëtorët e Faton Osmanit.

Të ngjashme