Jeton Vllasaliu ka pranuar se ka vrarë biznesmenin Bedri Rexhepi. Në aktakuzën e plotë, Jeton Vllasaliu deklaron se aksidentalisht e ka vrarë tashmë të ndjerin Bedri Rexhepi.
Ai thotë se ditën kur ka ndodhur vrasja makabër, fillimisht kanë pirë kafe së bashku e pas një përleshje i pandehuri e ka kapur për fyti Bedri Rexhepin dhe e ka rrëzuar për toke. E ka mbajt derisa ai nuk ka lëvizur më. Deri në vdekje.
Por, ndryshe nga versioni i tij, Prokuroria thotë se vrasja ishte e planifikuar nga vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasaliu për katër muaj. Insajderi sjell aktakuzën e plotë.
I dyshuari për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasaliu ka rrëfyer në polici se si ka ndodhur e gjithë rasti. Ai thotë se ka pasur raporte të mira me viktimën dhe janë takuar shumë herë. Ditën e krimit, Vllasalihu rrëfen se si është takuar me viktimën dhe kanë shkuar në fshatin Vllasali në Novobërdë. Aty, Vllasaliu tregon se si e ka kapur për fyti viktimën dhe e ka mbajtur derisa ka ndërruar jetë.