I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

Prishtinë | 19 Qer 2025 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka replikuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për fjalën ‘nomad’ të cilën ia mveshi opozitës.

Musliu-Shoshi përmes një shkrimi në Facebook, i ka thënë Kurtit se në fakt veç ai është nomad.

“Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad! Pa vizion të qëndrueshëm, pa një adresë të përhershme për problemet e qytetarëve dhe pa asnjë përgjegjësi për dështimet e qeverisë së tij. Albini lëviz nga një premtim bosh te tjetri, por realiteti nuk e ndjek. Më tragjikja: në Kosovë nuk ka as pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka! Kosova ka nevojë për udhëheqje të rrënjosur në të vërtetën JO për udhëtarë politikë që zhduken kur duhet të përgjigjen!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme