I riu nga Mitrovica që vdiq dje, para një muaji kishte falur familjen e sulmuesit

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ermal Delija, i riu nga Mitrovica, i cili mbrëmë humbi jetën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në muajin tetor pas rrahjes nga një person, para një muaji, më 17 dhjetor, ai ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, ku kishte zgjatur dorën e pajtimit me familjen e sulmuesit.

Ermali pas sulmit kishte përfunduar në koma për 18 ditë.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ermali la pas nënën dhe tri motra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme