Një person është therur me thikë sonte në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi pasn jë përleshje.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke bërë të ditur se i theruri me thikë është një 66-vjeçar.
“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66-vjeçar”, thuhet tutje në konfirmim.