I theu hundën një personi në diskotekë, ndalohet pas rreth tre muajsh

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan këtë të hënë ka ndaluar të dyshuarin R.H me kohëzgjatje prej 48 orëve me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti ishte në arrati që nga 22 korriku teksa R.H në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 Korrik 2021) më 22 Korrik 2021, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale” thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Të ngjashme