Pasi i kishte vdekur babai nga COVID-19 një person e ka raportuar rastin në Polici për mos trajtim të duhur mjekësor në QKUK.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, derisa thuhet se rasti ka ndodhur dje në ora 08:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka qenë i diagnostikuar me Covid-19 dhe i hospitalizuar në repartin Intensiv në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Dyshimet e ankuesit janë mos trajtimi i duhur nga stafi mjekësor”, thotë PK.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.