Gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë një person ka njoftuar në polici se persona të panjohur i kanë djegur ekskavatorin, i cili ishte i parkuar në afërsi të një vend punishteje.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe sipas ankuesit, vlera e dëmit është e konsiderueshme.