I vihet zjarr një eskavatori në Shtërpcë

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë një person ka njoftuar në polici se persona të panjohur i kanë djegur ekskavatorin, i cili ishte i parkuar në afërsi të një vend punishteje.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe sipas ankuesit, vlera e dëmit është e konsiderueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme