I vrari në Gjilan ishte 24 vjeç

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 10:09 | Nga

Një person është vrarë të dielën pasdite në Gjilan. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.

Për rastin, PK-ja ka njoftuar në raportin 24 orësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, njofton Policia.

Gazeta Metro raporton se i vrari është një 24-vjeçar me iniciale A.N.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thotë njoftimi i PK-së.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme