Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës.
Mësohet se tre ditë më parë, një 63-vjeçar është vetëdjegur me lëndë djegëse, dyshohet benzinë. Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë ditën e shtunë në spital.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 30.05.2024, ku në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë ditën e djeshme”, raporton policia.