Ia konfiskoi bagëtinë që i dëmtoi livadhin, dërgohet në burg

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 10:39 | Nga

Një banorë i fshatit Rrecaj të Gjakovës, vendosi të bëjë vetë gjykatësin pas një dëmi që iu shkaktua nga një bashkëfshatar i tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se banori i fshatit Rrecajt është arrestuar pasi që i njëjti në pretekstin se një person i ka dëmtuar livadhin me kopenë e tij, i ka mbajtur me dhunë kopenë.

“I dyshuari i ka mbajtur kopenë me dhunë të mbyllura, pasi konstatoi se i është dëmtuar livadhi”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Policia e ka cilësuar rastin si ‘vetëgjykim’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme