Ia merr aparatin fotografik me qira, nuk ia kthen më

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 11:13 | Nga

Policia njofton se një i dyshuar ia ka marrë me qira një aparat fotografik me vlerë rreth 1000 euro një qytetari dhe me pas nuk ia ka kthyer më.

Pas paraqitjes së rastit nga viktima, policia ka nisur me procedura hetimore.

Dje, i dyshuari është arrestuar në një restorant në fshatin Shirokë e Suharekës. Gjatë intervistës, hetuesit rajonal kanë kuptuar se i dyshuari ka kryer së paku edhe pesë mashtrime të tjera të ngjashme. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët në mbajtje në masën e arrestit policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme