Ia mësyjnë Ohrit, për t’i ikur tërmetit

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 14:24 | Nga

Një numër i madh shukpjanësh, kryesisht penzionerë, ia kanë mësy Ohrit, për t’i ikur stresit dhe serisë së tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin e Shkupit.

Bëhet fjalë për pronarë të banesave dhe shtëpive të pushimit, të cilët vetëm gjatë verës qëndrojnë në Ohër, e pastaj kthehen përsëri në vendet e tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve META, ardhja e tyre vërehet në qytetin e Ohrit nëpër shëtitoret, kafeteritë dhe nëpër lagjet ku i kanë pronat e tyre.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme