Këngëtarja shqiptare, Dafina Dauti ka kohë që ka qenë në proces gjyqësor me ish të dashurin e saj, për kujdestarinë e vajzës.
Së fundmi, ajo e ka fituar kujdestarin e vajzës dhe e ka marrë atë pranë vetës.
Kjo gjë u bë e ditur nga vetë këngëtarja, përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social “Instagram”, ku shihet pranë vajzës Kaylee, vajzës së madhe dhe avokates së saj.
Dafina shihet mjaft e lumtur që drejtësia ka triumfuar në anën e saj dhe është bashkuar me vajzën pas thuajse dy vitesh.
Gjatë kohës kur çifti ndodhej në një proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës, Dafina i kishte bërë një dedikim të veçantë të voglës së saj, e cila kishte festuar ditëlindjen e saj të parë.
Në një fotografi të publikuar në Instastory, këngëtarja Duati shkroi se askush dhe asgjë s’mund ta ndalojë ta takojë vajzën e saj, edhe pse aktualisht ndodhet larg, pasi ajo është nën kujdestarinë e të atit.
“Shpirti i vogël, me pak fjalë du me t’thënë diçka shumë të madhe që edhe kur të rritesh t’a lexosh çdo herë, në fakt kam shumë gjëra me t’i thënë e me t’i sqaru kur të rritesh engjëlli i vogël. I kam të gjithë në letër që t’i lexosh por i kam dhe në mendje e në zemër, e kur të rritesh e t’i kuptosh të gjitha do të thuash që ‘Nëna ime është një heroinë e vërtetë’. Njerëzit edhe mund të ma ndalojnë tani për tani që të të shosh e mos të kem pranë fizikisht, por s’mund të ma ndalojnë të të dua. Prandaj, të premtoj që një ditë shumë shpejt do të jemi bashkë ne të trija: Unë, Liza dhe ti engjëlli i vogël që të duam shumë zeshkanja e Nanit”, ka shkruar Dafina Dauti në InstaStory.