Ia vodhi makinën dhe e kërcënoi, një muaj paraburgim

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit H. K.

“I pandehuri dyshohet se me datë 11.02.2019, në lagjen “Arbëria” në Gjilan, duke përdorur dhunë fizike dhe kërcënime ndaj të dëmtuarit Sh. A., grabit automjetin e tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Me këto veprime i pandehuri H. K., ka kryer veprat penale, grabitje dhe kanosje të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme