Ibishi: Nuk parashihet ndonjë trazirë nëse do hapej ura e Ibrit

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi, sa i përket çështjes së hapjes së Urës së Ibrit, ka thënë se kjo urë është simbol i bashkimit, dhe se kjo urë duhet hapur.

Duke shtuar se edhe vetë pala serbe duhet të tregojë “vullnet” të mirë.

“Ura është simbol i bashkimit, unitetit, lëvizjes së lirë, ajo që ka jetu në një terror 25 vite derisa tash kur kemi policinë demokratike atje, që ka kriju një siguri të plotë, ajo urtë ka qenë mbillje e vrasjes, e urrejtjes, keni parë mbishkrime fashiste në atë urë të urrejtjes çdo gjë, dhe iu ka pëngu gëlqerosja, jam i bindur pa-mëdyshje se ajo urë duhet të hapet, dhe vetë pala serbe të tregojë vullnetin e mirë,” tha Ibishi në RTV Dukagjini.

Ai theksoi se nuk parasheh ndonjë trazirë nga pala serbe nëse do hapej ura, pasi sipas tij situata është nën kontroll.

“Nuk shoh trazira, situata është nën kontroll nga Forcat e Sigurisë, nuk ka mundësi që të krijohet kjo,” shtoi Ibishi.

Të ngjashme